Biblioteka e qytetit ndodhet në godinën e Qendrës Kulturore dhe është krijuar më 18 nëntor 1944, si institucioni i parë në fushën e kulturës. Në kuadër të veprimtarive, biblioteka ka pasur një rrjet të zhvilluar në rajonin e Strugës, ku funksiononin 12 biblioteka rajonale , ku sot është aktive vetëm biblioteka e fshatit Vevçan.
Tendencat bashkëkohore të planit të bibliotekës sot janë të bazuara mbi zhvillimin e shërbimit bibliotekar, i cili tani më shfrytëzohet edhe në Strugë. Biblioteka ka një koleksion prej rreth 90.000 librash, tek e cila plotësisht është kryer i gjithë përpunimi profesional i fondit të librit, dhe përdoruesve të tij i ofron fond alfabetik, profesional dhe katalog të titujve.